Feronikeli ’74 dhe Malisheva ndajnë pikët
04 nëntor 2023
| 16:17
Feronikeli ’74 dhe Malisheva kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” përfundoi baras dhe pa gola.
Feronikeli ’74 tani ka 12 pikë dhe mbetet i teti në tabelë, kurse Malisheva është e katërta me 17 pikë.
Kjo ishte ndeshja e vetme e kësaj jave për ditën e sotme, pasi ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit u shty për një afat të pa caktuar, për shkak të angazhimit të therandasve në Ligën e Konferencës.
Nesër (e diel) do të zhvillohen tri ndeshje. Derbi do të zhvillohet në kryeqytet mes Prishtinës e Llapit.
Dukagjini do ta presë Dritën në Klinë, kurse Fushë Kosova dhe Liria do të përballen në Lipjan.