Feronikeli ‘74 e zyrtarizon portierin italian
05 gusht 2024
| 13:31
Feronikeli ‘74 e ka prezantuar transferin e katërt brenda ditës.
Skuadra nga Drenasi e ka zyrtarizuar portierin italian, Davide Borsellini.
Ai ka nënshkruar kontrarë një vjeçare me Feronikelin ‘74.
Portieri 25 vjeçar ka qenë pjesë e Lecco, Paganese dhe Udineses në Itali, para se të vijë në janar te KF Fushë Kosova.
Borsellini ka qenë në radarin e klubit për disa muaj dhe me paraqitje të mira në superligën e Kosovës bindi drejtuesit e klubit ta afrojnë në skuadër.
Feronikeli ‘74, gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar edhe tre transferime të tjera, mbrojtësin Stivian Janku, mesfushorin Vasileios Karagkounis dhe sulmuesin Nikolaos Ioannidis.