Feronikeli ’74 ndali kampionët e Ballkanit
16 shkurt 2024
| 15:15
Skuadra kampione e Superligës, Ballkani ka dështuar në ndeshjen ndaj Feronikelit, pasi nuk arriti të marrë më shumë se një barazim (2-2). Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Mysafirët shënuan dy gola në pjesën e parë, kurse vendasit një gol. Shënues për “Niklin” ishin Granit Musa dhe Alban Shillova, kurse për suharekasit realizoi Walid Hamidi.
Ballkani ishte skuadër më e mirë në pjesën e dytë, por krejt çka arriti ishte goli i barazimit nga Vesel Limaj (2-2), i cili realizoi në minutën e 50-të.
/Epoka e re/