Feronikeli ’74 përforcohet me dy futbollistë nga Greqia
Feronikeli ’74 prej javësh ka filluar përgatitjet për stinorin e ri në Albi Mall Superligë.
Por skuadra nga Drenasi tanimë ka nisur edhe përforcimet, teksa ka zyrtarizuar dy prurjet e para.
Nikli ka prezantuar ardhjen e dy futbollistëve nga Greqia, Nikolaos Ioannidis që luan në pozitën e sulmuesit dhe së fundmi ishte te skuadra Ethnikos në Qipro.
Ndërkohë në mesfushë Nikli është përforcuar me mesfushorin defensivë Vasileios Karagkounis.
30-vjeçari para ardhjes te Nikli ka luajtur edhe për Olympiacos, AEL Limassol dhe Zhenis Astana.
Njoftimi i plotë nga FC Feronikeli ’74:
Sulmuesi i qendrës, Nikolaos Ioannidis vjen nga skuadra Ethnikos nga Qipro ndërsa me parë ishte edhe pjesë e ekipeve të njohura si PEC Zwolle, Dortmund ll, Olympiacos e Martimo në Portugali.
Ioannidis si sulmues tipik dhe gjithashtu njihet për shtatgjatsinë e tij dhe për aftësitë e tij në gjuajtjet me kokë.
Sulmuesi ishte pjesë e grupmoshavë U17, U18, U19 dhe U21 të Kombetarës se Greqisë.
Mesfushori defanziv, 30 vjeçari, Vasileios Karagkounis me parë ka luajtur edhe në AEL Limassol, Olympiacos dhe se fundi ishte pjesë e ekipit Zhenis Astana.
Karagkounis një lojtarë i mirë me topin presim të jetë një organizator i lojës se “Niklit”. Greku, i cili luan në dy krahët e mbrojtjes, do të jetë edhe një alternativë më shumë për trajnerin.
Karagounis ishte edhe pjesë e grupmoshavë U17 dhe U19 të Kombetarës së Greqisë.
Nikolaos Ioannidis dhe Vasileios Karagkounis kanë firmosur kontratë 1-vjeçare me klubin, FC Feronikeli 74.