Feronikeli arrin marrëveshje me Ilir Avdylin

24 korrik 2020 | 21:28

Feronikeli ka bërë transferin e parë në afatin kalimtar të verës.

Tri herë kampionët e Kosovës kanë arritur marrëveshje me portierin kosovar të Kukësit, Ilir Avdyli.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën “Olle” nga drejtues të klubit nga Drenasi. Prezantimi i tij do të bëhet pas përfundimit të kampionatit në Shqipëri.

Iliri më herët ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës, kurse ka veshur fanellën e klubeve si KEK-u, Llapi, Ferizajt, Hajvalisë, Shkëndijës së Tetovës, Tiranës, Kamzës dhe së fundi Kukësit.

Për shërbimet e tij ishte e interesuar edhe Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Klinës,Zenun Elezaj, ka bërë të ditur…