Feronikeli ‘blindon’ 6 kampionë
Skuadra e Feronikelit arriti suksese të mëdha në edicionin 2018/2019 duke e fituar Kupën dhe titullin e kampionit.
Kjo skuadër pas këtyre sukseseve do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, pra në parakualifikimet në Ligën e Kampionëve. Drejtuesit e klubit në krye me kryetarin Naser Ramaj nuk kanë qëndruar duarkryq, pasi kanë rinovuar kontratat me gjashtë prej lojtarëve që ishin ndër më meritoret për sukseset e klubit. “Nikli” fillimisht vazhdoi kontratën me Yll Hoxhën, pastaj me Arbër Prekazin dhe sulmuesin më të mirë në ligë, Kastriot Rexhën.
Ndërsa më pas vazhdoi kontratat edhe me Përparim Islamin dhe Astrit Fazliun. I fundit që rinovoi me kampionët është anësori Mendurim Hoti. Hoxha, Prekazi dhe Hoti kanë rinovuar edhe për dy sezone të tjera, kurse Rexha, Fazliu dhe Islami për një sezon tjetër.
/Epoka e re/