Feronikeli ‘blindon’ Rexhën dhe Prekazin
Feronikeli Klubi i Feronikelit, ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me top golashënuesin e IPKO Superligës së Kosovës, Kastriot Rexhën dhe qendërmbrojtësin në top formë, Arbër Prekazi.
“Është finalizuar marrëveshja e re mes dy yjeve të IPKO Superligës dhe Feronikelit, ku futbollistët kanë nënshkruar kontratat e reja. Prekazi ka vënë firmën në kontratën që do ta mbajë te Feronikeli edhe dy sezone, kurse Rexha ka arritur marrëveshje për sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Drenasi.
Rexha erdhi në klub në qershor të vitit 2018-të, duke u shpallur top golashënuesi i këtij sezoni, me 22 gola.
Kurse, Arbër Prekazi, mbron ngjyrat e klubit të Feronikelit, që nga korriku i vitit 2017-të. Feronikeli pritet të vazhdojë me kontratat e reja edhe gjatë ditëve në vijim.
/Epoka e re/