Feronikeli ‘blindon’ vëllezërit Lladrovci
08 qershor 2019
| 23:43
Në mesin e yjeve të Feronikelit që do të vazhdojnë rrugën me kampionët e Kosovës, nuk mungon as kapiteni i skuadrës, Lapidar Lladrovci.
“Lladrovci ka vënë firmën në kontratën e re me klubin e Feronikelit, për ti ndjekur sukseset së bashku përsëri. FC Feronikeli konfirmon marrëveshjen e re mes presidentit, Ramaj dhe mbrojtësit Lladrovci”, thuhet në njoftimin e “Niklit”.
Lladrovci, së bashku me Prekazin e Thaçin ishin shtyllë e qendrës së mbrojtjes.
Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje edhe me mesfushorin, Drilon Lladrovci, për nënshkrimin e kontratës së re.
Lladrovci është pajtuar që të vazhdojë ti mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi.
/Epoka e re/