Feronikeli ‘blindon’ Yll Hoxhën
31 maj 2019
| 13:23
Skuadra e Feronikelit pas triumfit në garën për titull dhe Kupë, sot ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me futbollistin Yll Hoxha.
“Nikli” ka njoftuar se futbollisti prishtinas ka rinovuar kontratën edhe për dy sezonet e ardhshme.
“Mbrojtësi, Yll Hoxha, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin me klubin e Feronikelin. Pas një takimi me presidentin, Naser Ramaj, Hoxha ka nënshkruar kontratën e re, që do ta mbajë në klub edhe për dy sezonet e ardhshme. Ai ju bashkua klubit në fund të vitit 2016, duke treguar paraqitje fantastike që nga atëherë. Yll Hoxha është nënshkrimi i parë për sezonin e ardhshëm, nga shumë të tjera që pritet të vijnë në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e KF Feronikeli.
/Epoka e re/