Feronikeli dhe Drenica përfundoi pa fitues
26 shtator 2020
| 18:06
Derbi i kësaj jave në Suerligë mes Feronikelit dhe Drenicës, i cili përfundoi 2-2.
Drenica e filloi më mirë këtë ndeshje ku Almedin Murati shënoi gol në minutën e 26-të. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e ngushtë të Drenicës. Në pjesën e dytë Feronikeli kthehet në lojë përmes një goli te Albert Dabiqaj, i cili shënon pas kthimit të topit nga goditja e fuqishme e Mendurim Hotit.
Feronikeli e ktheu ndeshjen ku shënoi gol në minutën e 72-të gol shënon Marko Miliqkoviq i asistuar nga Greca. Megjithatë, Drenica nuk lejoi fitoren e skuadrës nga Drenasi duke barazuar rezultatin në minutën e 80. Përsëri shënoi Murati.