Feronikeli e humbi ndeshjen e parë në Ligën e Evropës
24 korrik 2019
| 19:53
Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli e ka humbur ndeshjen e parë në rrethin e dytë të Ligës së Evropës nga Slovan Bratislava (2-1), por gjasat për kualifikim janë të mëdha për faktin se ndeshja kthyese zhvillohet në Prishtinë.
Në minutën e 9-të, Nono realizoi nga gjuajtja e lirë për 1-0, kurse vendasit shënuan edhe golin e dytë në minutën e 61-të, autor Andraz Sporar. Ky i fundit shënoi nga një penallti që nuk ekzistoi.
Në minutën e 67-të, Feronikeli e ngushtoi epërsinë në 2-1, autor i golit ishte Mendurim Hoti. Ndeshja kthyese zhvillohet më 30 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.
/Epoka e re/