Feronikeli fiton me autogol në fund të ndeshjes ndaj Ballkanit
04 prill 2019
| 15:58
Ka përfunduar ndeshja në mes Feronikelit dhe Ballkanit, e cila është zhvilluar sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Fitore ka shënuar skuadra lidere, e cila në këtë ndeshje ishte me fat sepse mysafirët ishin ata që realizuan gol në proton e tyre. Në fakt, Feronikeli e pati dominimin në këtë ndeshje, por goli i vetëm u shënua në fund të ndeshjes nga mbrojtësi Dardan Jashari, i cili në tentim për të larguar topin e dërgon në portën e skuadrës së tij.
Ndeshja e fundit për këtë xhiro në mes Prishtinës dhe Lirisë zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.
/Epoka e re/