Feronikeli, fitues i Kupës
Pas triumfit në Ipko Superligë, edhe Kupa e Kosovës do të shkojë në Drenas.
Feronikeli e ka mposhtur 5-1 në finale Trepçën ’89 për ta fituar Kupën e Kosovës për sezonin 2018/19.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk kishte shumë shikues. Ndeshjen kishin ardhur për ta përcjellë edhe Lorik Cana e Milot Rashica, raporton “Express”.
Sfida nisi siç është më së miri për kampionin e Kosovës. Feronikeli kaloi në epërsi me anë të Astrit Fazliut në minutën e 16’.
Pak minuta më vonë, për 2-0 realizoi Mendurim Hoti në min 27’, për rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, fillimisht golin e gjeti Albutrint Morina. Ai realizoi për 3-0 pas një rrëmuje në zonë në minutën e 66’.
Pak minuta më vonë, sulmuesi Kastriot Rexha shënoi për 4-0. Kurse krejt çka arritën të bëjnë Trepça ’89, ishte goli i nderit në minutën e 73’, i shënuan nga zëvendësuesi Muja. Feronikeli ishte në naten e saj dhe për rezultatin përfundimtar shënoi Kastriot Rexha në fund të ndeshjes, për 5-1, dhe golin e dytë personal në këtë ndeshje.
Kjo fitoren e Feronikelit, ka bërë që Prishtina të dalë në Evropë si nënakmpione.