Feronikeli Gjilanin, Rexha ‘fluturon’ në renditjen e golashënuesve  

10 mars 2019 | 15:32

Sulmuesi në topformë i Feronikelit, Kastriot Rexha ka qenë vendimtar për skuadrën nga Drenasi në përballje me Gjilanin, pasi shënoi dy golat nga tre golat e fitores (3-0).

Rexha golin e parë e shënoi në minutën e 24-të, kurse katërmbëdhjetë minuta më pas realizoi edhe golin e dytë. Pas këtyre dy golave Rexha “fluturon” në listën e golashënuesve duke u bërë lider me dy gola më shumë se Alban Shillova i Flamurtarit. Tash Rexha ka 12 gola të shënuara.

Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e realizoi Mevlan Zeka, pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina pas humbjes nga Llapi dhe barazimit me Feronikelin sot…