Feronikeli kualifikohet në gjysmëfinale
09 shkurt 2019
| 19:25
Skuadra e Feronikelit është bërë gjysmëfinalistja e parë e Digitalb Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen e sotme çerekfinale e ka mposhtur Ferizajn në udhëtim, me rezultat 1:0.
Golin e fitores për skuadrën nga Drenasi e ka realizuar Kastriot Rexha pas asistimit të Përparim Islamit, në minutën e 20-të të ndeshjes. Përveç golit Feronikeli krijoi edhe disa raste tjera shënimi, por më meritori që porta e ferizajasve mbeti më e patundur ishte portieri Armend Blakqori. Tri ndeshjet e tjera çerekfinale zhvillohen nesër, e ku takohen: Kika – Ballkani, ndeshje që zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, pastaj Vëllaznimi – Drita dhe Prishtina – Trepça’89.