Feronikeli kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës
12 shkurt 2020
| 14:47
Kampionia dhe fituesja e Kupës, Feronikeli ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, pasi sot e mposhti Lirinë në Prizren (0-2).
Loja e zhvilluar në stadiumin “Përarim Thaçi” ishte mjaftë interesant3e ku nuk munguan edhe rastet për shënim, por pjesa e parë u mbyll pa gola 0-0. Në pjesën e dytë, Feronikeli ishte edhe më kërkues dhe golin e parë e arriti vetëm dy minuta para fundit të ndeshjes, kur Besmir Bojku realizoi për 0-1. Më pas shënoi edhe Mëndurim Hoti për rezultatin final 0-2.
Feronikeli në gjysmëfinale i bashkohet tri skuadrave tjera: Ballkanit, Prishtinës dhe Drenicës.
/Epoka e re/