Feronikeli mposhti Llapin
21 qershor 2020
| 18:57
Skuadra e Feronikelit ka arritur fitore në ndeshjen ndaj Llapit me rezultat 2-1.
“Nikli” kaloi e para në epërsi në minutën e tetë, kurse Mevlan Zeka realizoi nga penalltia për 1-0. Llapi nuk u dorëzua dhe e barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Erlis Ymeri (19’).
Në minutën e 82-të, Behar Maliqi u ndëshkua me karton të kuq, kurse nga penalltia Mevlan Zeka e vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.
Pas kësaj ndeshje Feronikeli zë vendin e pestë me 43 pikë, kurse Llapi është në pozitën e gjashtë me 37 pikë.
(V.Z / Epoka e re)