Feronikeli ndali Prishtinën, Llapi bindës ndaj Besës
13 mars 2021
| 17:32
Feronikeli ka shënuar fitore në duel me Prishtinën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 25-të në Superligë.
Kësisoj, Feronikeli e ndali serinë e prishtinasve prej 18 ndeshjeve pa humbje.
Të dy golat për skuadrën e drejtuar nga Klodian Duro i shënoi Marko Simonovski. Në ndeshjen tjetër, Llapi shënoi fitore me rezultat bindës si mysafir ndaj Besës, me shifrat 4:1.
Golat për llapjanët i shënuan Edon Sadriu, Engjëll Hoti, Valmir Veliu dhe Arbnor Ramadani, derisa golin e vetëm për pejanët e realizoi Ardit Tahiri.