Feronikeli ndan rrugët me Bunjakun dhe Sopin
Skuadra e Feronikelit me anë të një njoftimi për medie ka njoftuar se janë ndarë rrugët me këshilltarin e presidentit Albert Bunjaku dhe trajnerin e klubit të Feronikelit, Agim Sopi.
Njoftimi i plotë I Feronikelit:
Pas ndeshjes së sotme, drejtues të KF Feronikelit kanë mbajtur takim me këshilltarin e presidentit z. Albert Bunjaku dhe trajnerin e klubit të Feronikelit, z. Agim Sopi.
Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaku dhe Sopi, me klubin e Feronikelit.
Klubi i futbollit Feronikeli, i uron shumë suksese z. Bunjakut dhe z. Sopi në hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe i falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin në klub.
Për detaje të reja, do të njoftojmë me kohë opinionin.