Feronikeli nderon kapitenin Rexhep Rexhepi
12 shkurt 2020
| 12:12
Në 21 vjetorin e rënies heroike, KF Feronikeli e ka nderuar duke bërë homazhe të varri i kapitenit, Rexhep Rexhepi.
Rexhepi ishte kapiten i KF Feronikelit, para se ai t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra heroikisht dëshmor më 12 shkurt të vitit 1999, për të mbetur i pavdekshëm në zemrat e tifozëve të KF Feronikelit dhe të mbarë qytetarëve të Kosovës.
“Jemi krenar që stadiumi i klubit mban emrin e Rexhep Rexhepit, kapitenit që mes dashurisë për futbollin dhe aspiratës për liri, zgjodhi këtë të fundit, por arriti të mbesë në kujtimet tona për të dyja ëndrrat e tij. Shpresojmë që edhe ai është krenar me të arriturat e klubit të tij të zemrës. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka thënë Ramaj, president i KF Feronikeli.
/Epoka e re/