Feronikeli në atmosferë të mirë para ndeshjes ndaj Dritës
12 shtator 2019
| 12:05
KF Feronikeli dhe Drita takohen këtë të shtunë, në derbin e xhiros së IV-të, në stadiumin e Qytetit, në Gjilan.
“Brenda skuadrës sonë mbizotëron një atmosferë mjaftë e mirë, me stërvitje intensive, të cilat janë bërë me qëllim të mbajtjes sa më në formë të futbollistëve, gjatë këtij pushimi për ndeshjet e përfaqësuesve. Lajm i mirë brenda klubit është gjithashtu gjendja e mirë e sulmuesit, Mevlan Zeka, i cili megjithëse do të jetë në pikëpyetje për takimin me Dritën, po stërvit pandërprerë me ekipin, për tu rikthyer në formën e tij optimale sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Feronikelit. Ndeshja ndaj Dritës zhvillohet të shtunën, prej orës 16:00. /Epoka e re/