![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/feronikeli-3.jpg)
Feronikeli nesër nderon kapitenin e ndjerë
11 shkurt 2021
| 22:38
Klubi i futbollit Feronikeli, nesër (e premte) më datë 12 shkurt, do të bëjë homazhe te kapiteni i ndjerë, Rexhep Rexhepi.
Homazhet janë planifikuar të bëhen në orën 11:00, te varrezat e Paklekut, aty ku gjendet varri i kapitenit legjendar të “Niklit”.
Ky është përvjetori i 22-të i Rexhep Rexhepit, i cili u vra nga forcat serbe në vitin 1998, në fillimet e para të luftës.
Stadiumi i Feronikelit mban me krenari emrin e kapitenit, Rexhep Rexhepi, i cili jeton gjithmonë në mendjet e sportdashësve dhe atdhedashësve.