Feronikeli nis mbrojtjen e titullit ndaj Drenicës
31 korrik 2019
| 13:51
Sot është tërhequr shorti për edicionin e ri në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Java e parë e elitës pritet të sjell ndeshje interesante. Feronikeli e nis mbrojtjen e titullit të kampiones ndaj rivalëve të Drenicës, kurse Prishtina luan në derbin e kryeqytetit ndaj Flamurtarit. Kampionati i ri nis më 17 gusht.
Java e parë e Superligës
Drita – Ferizaj
Flamurtari – Prishtina
Dukagjini – Ballkani
Feronikeli – Drenica
Llapi – Vushtrria
Trepça ‘89 – Gjilani
/Epoka e re/