Feronikeli përforcon mesfushën me Alush Gavazajn
20 qershor 2018
| 17:39
Pas përforcimeve të bëra në mbrojtje e sulm, KF Feronikeli po e rrit edhe nivelin e mesfushës. Transferi më i ri i Feronikelit është mesfushori Alush Gavazaj, i cili në stinorin e kaluar ka luajtur për Lirinë e Prizrenit.
Gavazaj është 23-vjeçar, megjithatë karriera e tij ka filluar shumë herët. Përveç Lirisë, ai ishte pjesë edhe e Korabit të Peshkopisë, Tërbunit të Pukës, KF. Tiranës, FK. Bylis Ballsh dhe Shkëndijës së Tiranës.