Feronikeli përforcon pozitën e parë
02 mars 2019
| 15:35
Skuadra e Feronikelit e ka përforcuar pozitën e lideres në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Drenasi e mposhti KEK-un, me rezultat minimal 0-1. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi katër minuta para fundit të pjesës së parë, Kastriot Rexha, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e KEK-ut.
Tash Feronikeli është pesë pikë para Prishtinës dhe shtatë para Llapit.
/Epoka e re/