Feronikeli përfundoi përgatitjet në Shqipëri

31 janar 2021 | 14:40

Skuadra e Feronikelit ka përfunduar fazën përgatitore, e cila zgjati rreth tri javë.

Gjatë kësaj faze përgatitore, “Nikli” zhvilloi katër ndeshje miqësore, në të cilat trajneri Klodian Duro, pati mundësinë që të provojë lojtarë të rinj dhe mënyra të ndryshme të lojës.

Faza përgatitore për pjesën e dytë të sezonit 2020-21, u zhvillua e tëra në Durrës, në pamundësi të udhëtimit më larg, shkaku i kushteve që shtete të ndryshme kanë vënë si pasojë e Covidit.

Feronikeli ndeshjen e parë miqësore e zhvilloi ndaj FC Egnatia, e cila përfundoi 1-0, në favor të ekipit nga Shqipëria. Takimi i dytë miqësor u zhvillua ndaj Struga Trim&Lum, dhe përfundoi 1-1.

Ndeshja e tretë miqësore ballafaqoi skuadrën tanë me ekipin tjetër nga Superliga e Kosovës, Trepça ‘89, në të cilin u realizuan gjithsej nëntë gola, duke përfunduar me rezultat 5-4, në favor të skuadrës nga Mitrovica.

Ndërsa 1-1 përfundoi ndeshja ndaj Dinamo Tirana. FC Feronikeli tani stërvitjet do të i vazhdojë në Drenas dhe kujtojmë që më 10 shkurt, ka përballjen e parë në kuadër të Kupës së Kosovës, ndaj Arbërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trageti i linjës Brindisi Vlore i cili sapo ka mbërritur…