Feronikeli përfundon sezonin vjeshtor në vendin e pestë, ja reagimi i drejtuesve të klubit

03 dhjetor 2019 | 17:12

Kampionia në fuqi e Kosovës, Feronikeli e mbylli sezonin vjeshtor në vendin e pestë, kurse klubi ka reaguar menjëherë duke sjellë përforcime.

Pas një interesimi të gjatë dhe vëzhgimeve të vazhdueshme, FC Feronikeli ka arritur t’i sjell në radhët e veta dy futbollistë tejet të talentuar.

Bëhet fjalë për Simon Loshin dhe Kristi Kullaj, dyshe më të cilën Feronikeli do të përforcohet në afatin e Janarit. Futbollistët kanë pranuar që tani, duke nënshkruar kontratë më FC Feronikelin.

“Kristi Kullaj (20) ishte futbollist te skuadra e të rinjve në KSC Lokren, në Belgjikë. Pozicioni i preferuar i Kullaj, është mesfusha ofensive, i aftë të luajë edhe nga krahët, por edhe në pozitën e mesfushorit qendror. Skuadrës i bashkohet edhe Simon Loshi i lindur në vitin 2000, i aftë të luajë në të dyja anët e mbrojtjes, në të djathtën e në të majtën, ishte pjesë e grupmoshave të Feynoordit nga ekipet e re, U17, U18 e U 19”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Skuadra nga Drenasi ka njoftuar se është e interesuar për të sjellë në skuadër përforcimet e duhura dhe se rritja e këtyre lojtarëve do luajë rol të madh në skuadër, me projektin madhështor, që në krye ka presidentin, Naser Ramaj.

“Edhe kryetrajneri, Agim Sopi është shprehur i kënaqur me arritjen e marrëveshjes për t’i pasur në ekipin e tij këta dy futbollistë. Kjo nuk do të jetë lëvizja e vetme gjatë Janarit, pasi që skuadra do të sjell edhe risi tjera në ekip”, thuhet në njoftimin e klubit kampion.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka pritur…