
Feronikeli përgatitet për derbin ndaj Prishtinës
28 gusht 2019
| 12:54
Feronikeli po bën përgatitjet e fundit për kryendeshjen e së shtunës, ndaj Prishtinës.
Takimi zhvillohet në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, të shtunën nga ora 16:00.
“Trajneri, Vukiqeviq dhe futbollistët e tij, janë dukur në formë të mirë në stërvitjet e skuadrës, për derbin e fundjavës. Për ndeshjen e së shtunës, klubi ka nevojë për përkrahje masive nga tifozeria, e cila si gjithmonë është futbollisti ynë i 12-të”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.