Feronikeli prezanton Ilir Berishën
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Feronikeli e ka prezantuar transferin e ri Ilir Berisha.
Futbollisti Berisha do të mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi në sezonin pranveror. Ai rikthehet në futbollin e Kosovës, pas përvojës së marrë në arenën ndërkombëtare.
“Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit, njihet si futbollist me karakter luftarak dhe i fuqishëm, duke i dhënë kështu edhe më shumë stabilitet mbrojtjes së FC Feronikelit. Ai ka qenë pjesë e Orebro, Gefle, Flamurtarit të Vlorës, e së fundmi te Vasteras. Kujtojmë që Berisha më parë ishte grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa ka edhe disa ndeshje me Kosovën. 28-vjeçari ishte ndër lojtarët kyç të Kosovës para pranimit në UEFA e FIFA”, thuhet në njoftimin e FC Feronikeli.
/Epoka e re/