Feronikeli – Prishtina, zhvillohet më 7 nëntor
09 tetor 2018
| 11:33
Java e dhjetë e IPKO Superligës zhvillohet në mesjavë më 17 tetor dhe ndeshja e paraparë ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës është shtyrë dhe zhvillohet me 7 nëntor.
Pasi që Prishtina ka katër futbollistë të grumbullim me Përfaqësuese dhe tre prej tyre një ditë para këtij dueli zhvillojnë ndeshjen kualifikuese të U21 në Izrael. Andaj Komisioni i garave ka shtyrë ndeshjen për muajin nëntor.
FC Prishtina në Përfaqësuesen “A” ka të grumbulluar trajnerin e portierëve, Ahmet Beselica dhe portierin Visar Bekaj. Ndërsa për Kosovën U21 ka të ftuar Meriton Korenicën, Arbër Hoxhën dhe Donat Hasanaj.
Prishtina do ta zhvilloj ndeshjen e ardhshme në kuadër të javës së XI në fundjavën 20/21 tetor në stadiumin e qytetit kundër KEK-ut.