Feronikeli regjistron fitoren e parë në Superligë  

12 shtator 2021 | 18:26

Skuadra e Feronikeli e ka shijuar fitoren e parë në Superligë, pasi e ka mposhtur Llapin me rezultat 2-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në fund të pjesës së parë Dren Gashi realizoi golin e parë në ndeshje. Skuadra e “Niklit” vazhdojë me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, derisa shënues në minutën e 63-të shënoi Diar Prokshi.

Feronikeli renditet në pozitën e gjashtë me tre pikë, kurse Llapi në pozitën e tetë me dy pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka komentuar mosdeklarimin e të…