Feronikeli rikthen Grecën në Kosovë

04 gusht 2020 | 17:58

Futbollisti nga Tirana, Bedri Greca është përforcimi më i ri i skuadrës së Feronikelit. Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Drenasi në faqen zyrtare në “Facebook”.

30-vjeçari edhe me herët ka luajtur në Kosovë, kurse ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit. Edicionin e fundit ai luajti për klubin e Laçit.

Njoftimi i plotë i Feronikelit:

Bedri Greca rikthehet në Superligën e Kosovës. Pas një periudhe të kaluar te SC Gjilani, Bedri Greca është rikthyer përsëri në Superligën e Kosovës.

Greca i është bashkuar FC Feronikelit nga Klubi i Futbollit Laçi, gjatë afatit kalimtar të verës, duke i dhenë shtytje sulmit të skuadrës tanë.

Pozita natyrale e tij është si anësor sulmi, përkatësisht anësor i djathtë, por i aftë të luajë edhe si qendërsulmues por edhe anësor i majtë. I përshtatëshëm, i gjithanshëm edhe i gatshëm për të tre pozitat e sulmit.

Bedri Greca është i lindur më 23 tetor 1990, në Tiranë, i gjatë 1,83 dhe këmba e tij e preferuar është e djathta.

I njohur për depërtimet e tij dhe harkimet e sakta në zonë, Greca pritet të jetë “armë” tejet e fuqishme për klubin, sidomos për repartin ofanziv.

Bedri Greca shumicën e karrierës së tij e ka kaluar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, përkatësisht në skuadra si: KF Flamurtari, KF Kukësi, KF Tirana. Ai kishte një aventurë tjetër në Kosovë para ardhjes te FC Feronikeli, ku gjatë vitit 2019 ju bashkua SC Gjilanit.

Greca është prezantuar sot në ambientet e FC Feronikelit, nga zëvendës Presidenti i klubit, Ragip Veseli dhe nga drejtori i Përgjithshëm, Artan Berisha. FC Feronikeli do të ketë edhe prurje të reja gjatë ditës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten në orën 10:30, Kuvendi i Republikës së Kosovës…