
Feronikeli shkarkon Starovën
03 shtator 2018
| 12:12
Skuadra e Feronikelit e ka shkarkuar Sulejman Starovën nga posti i trajnerit.
Drejtuesit e klubit nga Drenasi e kanë marr këtë vendim edhe përkundër faktit se skuadra e tyre ka shënuar fitore ndaj Ballkanit (1-0).
Lajmin për shkarkimin e Starovës e ka bërë të ditur “DrenicaOnline”, kurse pasardhës i tij pritet të jetë Zekrija Ramadani.
/Epoka e re/