Feronikeli shkatërroi 89-shin
17 mars 2019
| 15:55
Skuadra lidere e IPKO Superligës, Feronikeli e ka shkatërruar Trepçën ’89, pasi sot e mposhti në Drenas me rezultat 5-0.
Mysafirët nga Mitrovica janë mbajtur vetëm deri në minutën e 29-të, kur Bujar Pllana shënoi autogol për 1-0.
Në pjesën e dytë vendasit ishin të pandalshëm dhe realizuan edhe katër gola të tjerë. Në minutën e 47-të, Mendurim Hoti shënoi për 2-0, kurse dy golat e tjerë i shënoi braziliani Carioca. Rezultatin final 5-0 e vulosi sulmuesi Kastriot Rexha, në minutën e 85-të.
/Epoka e re/