Feronikeli sot e prezanton Albert Bunjakin?
01 nëntor 2019
| 11:39
Ish-reprezentuesi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki duket se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Feronikelit, kurse prezantimi i tij nga skuadra kampione do të bëhet sot (e premte).
“Nikli” në fillim të këtij edicioni e kishte emëruar në pozitën e trajnerit Dejan Vukiqeviq, por pas rezultateve të dobëta trajneri malazez është larguar nga skuadra kampione e Kosovës.
Feronikeli ka njoftuar se sot (e premte) në orën 17:00 do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri, kurse pritet ai do të jetë Albert Bunjaki, i cili për disa vite e drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.