Feronikeli sqarohet për çështjen e pagave
03 mars 2021
| 14:46
Zëdhënësi i skuadrës së Feronikelit, Erlind Krasniqi ka thënë se lajmet për vonesat e pagave për futbollistët janë të pavërteta.
Krasniqi ka bërë të ditur se vonesat e pagave janë vetëm çështje ditësh, por jo muajsh.
“Ky lajm nuk qëndron. Kemi vonesa nganjëherë për faktin se presidenti Ramaj jeton jashtë Kosovës, por për sa i përket vonesave me muaj, nuk qëndron. E kemi buxhetin e paraparë për paga edhe e vetmja vonesë që mundet me ndodhë është deri sa të vjen presidenti mi nënshkrua procedimin e pagave. Pra vonimi i pagave nuk është çështje muajsh, por e tri apo katër ditëve”, ka thënë Krasniqi.
/Veton ZYMBERI/