Feronikeli transferon Kojaseviqin

20 dhjetor 2020 | 13:16

Skuadra e Feronikelit ka nënshkruar kontratë me malazezin Damir Kojaseviq. Klubi nga Drenasi ka njoftuar se Kojaseviq është përforcimi më i ri i skuadrës, i cili luan në dy anët e krahut. Malazezi, Damir Kojaseviq dhe klubi i Feronikelit kanë arritur marrëveshje.

“Kojaseviq me Përfaqësuesen e Malit të zi ka zhvilluar me shumë se 10 ndeshje, ndërsa karrierën e zhvilloi edhe në Poloni të ekipi Jagiellona, në Kazakhistan të FC Astana dhe në Maqedoni ishte te ekipi i Vardarit, ndërsa te Feronikeli erdhi nga klubi i Sutjeskës së Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e “Niklit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19 vjet më parë, pas një pritshmërie 6 mujore, qytetarët…