
Feronikeli transferon Malajn
11 qershor 2019
| 18:23
Klubi i Feronikelit ka konfirmon se sot (e martë), ka arritur marrëveshje me Argjend Malajn.
25-vjeçari ishte futbollist i Kamzës në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, ku më parë kishte mbrojtur edhe ngjyrat e Skënderbeut.
Argjend Malaj luan në pjesën qendrore të mesfushës dhe pati më shumë se 20 paraqitje në Kategorinë Superiore këtë sezon. Vushtrriasi tani e tutje do të mbrojë ngjyrat e Feronikelit.