Feronikeli vazhdon me fitore
12 qershor 2020
| 18:58
Skuadra e Feronikelit po tregon formë të mirë pasi kthimit të Superligës, pasi e fitoi edhe ndeshjen e dytë.
Skuadra kampione në fuqi arriti të regjistrojë fitore ndaj Dukagjinit (0-2). Në pjesën e parë gola nuk pati, kurse në pjesën e dytë skuadra mysafire arriti të shënojë dy gola. Mevlan Zeka shënoi në minutën e 47-të, kurse rezultatin final e vulosi Jean Da Silva, në minutat e fundit të ndeshjes.
Pas këtyre tri pikëve, “Nikli” ka grumbulluar 40 pikë, derisa Dukagjini mbetët në kuotën e 10 pikëve.
(V.Z / Epoka e re)