Feronikeli zhvillon përgatitjet e fundit para ndeshjes me Lirinë

11 shkurt 2020 | 16:24

Skuadra e Feronikelit i është rikthyer stërvitjeve në fushën sintetike në Drenas, pas fazës përgatitore që e kaloi në Antalya të Turqisë.

Ekipi po bën përgatitjet e fundit para ndeshjes së DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll që do të zhvillohet nesër (e mërkurë), në Prizren.

Liria është nikoqire e FC Feronikelit, në takimin çerekfinal të DigitAlb Kupës së Kosovës që fillon prej orës 12:30. Feronikeli në Antalya zhvilloi gjithsej katër takime miqësore, ndaj Shakhtar Donetsk, Lokomotiv Sofja, FC Shkupi dhe Rukh Brest.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Milanit dhe njëkohësisht një emër i madh i…