Ferran Torres është futbollisti më i ri i Barçës

28 dhjetor 2021 | 15:58

Barcelona e ka zyrtarizuar afrimin e Ferran Torres nga Manchester City.

Mediat iberike kanë zbuluar edhe detajet e lëvizjes, teksa sipas tyre operacioni mund të arrijë shifrën e 65 milionë eurove, të ndara në këste. Pavarësisht borxheve të mëdha, ekipi blaugrana ka arritur ka mundësi që të bëjë lëvizje të tilla në merkato. Kujtojmë që City e transferoi për 23 milionë euro, plus 12 në formë bonusesh.

Torres i ofron Xavit shumë opsione në fazën sulmuese, pasi mund të luajë si në krahë ashtu dhe në qendër të sulmit. Klauzola e lirimit nga Barcelona është plotë 1 miliard euro, një shifër që me siguri nuk do të paguhet nga asnjë skuadër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drin Kokaj ka shënuar rezultatin më të mirë në karrierën…