Ferrari bën ndryshime, Vetteli dhe Leclerci të barabartë

18 dhjetor 2019 | 13:37

Pas polemikave të këtij sezoni, te Ferrari janë duke marrë masat që incidentet në mes të Sebastian Vettelit dhe Charles Leclercit të mos përsëriten vitin e ardhshëm.

Gjithsesi, drejtuesit e “kokëkuqes” deklarojnë se nuk do të ketë asnjë hierarki mes dy pilotëve dhe të dy do të jenë të barabartë në startin e sezonit të ri. Mattia Binotto, shef i Ferrarit, ka deklaruar: “Nuk do të ketë asnjë pilot të parë apo të dytë, të dy janë të barabartë. Do të jetë një vit ndryshe, më i mirë shpresoj, pasi njihemi më shumë mes nesh. Gjithashtu, marrëdhënia mes dy pilotëve tani është në një fazë tjetër”. Binotto pranon se kur nisi Botërori 2019 kishte një hierarki.

“Po, Vetteli ishte pilot i parë dhe Charles i dytë, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan. Këtë vit kuptuam se ata mund të duelojnë për titullin, ndaj të dy për ne do të jenë kandidatë”, ka shtuar Binotto. Këtë sezon Charles Leclerc (i katërti) u rendit më mirë se Sebastian Vetteli në renditje (i pesti), duke arritur edhe 2 fitore dhe 7 “pole position”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ndarë shpërblimet për tatimpaguesit,…