Ferrari më i shpejtë se Mercedesi dhe Red Bulli
Pas pushimeve verore rikthehet këtë fundjavë botërori i Formula 1 në pistën e Spa dhe Ferrari duket se i ka kryer mirë “detyrat e shtëpisë”, pasi makina italiane ishtë më e shpejta në pistë gjatë të dy sesioneve të provave të lira.
Fillimisht Sebastian Vettel (gjatë paradites) e më pas Kimi Raikkonen (gjatë pasdites) ishin dy pilotët e “kokëkuqes” ata që dhanë kohën më të shpejtë.
Raikkonen dominoi sesionin e pasdites, duke dhënë kohën 1’43”355 me Ferrarin, duke lënë pas dy makinat Mercedes të Lewis Hamilton (i dyti) e Valtteri Bottas (i treti). Më pas u klasifikua holandezi i Red Bull, Max Verstappen e vetëm i pesti Sebastian Vettel me Ferrari, që ra disi në ritmin e tij krahasuar me sesionin e paradites. Në vendin e gjashtë u rendit Daniel Ricciardo, me Red Bull, raporton “Telesport”.
Provat e lira në pistën legjendare të Spa, më e gjata e Botërorit, u dominuan nga Ferrari, që duket se ka një amrsh më shumë, kushtëzuar edhe nga fakti se “kokëkuqja” është pas në të dyja renditjet: Atë për pilotë dhe konstruktorë. Të shtunën do të zhvillohet sfida për “pole position” dhe të dielën, ora 15:10 do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Belgjikës.