Ferrari, me ‘mungesa’ në garën e Turqisë
Drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, nuk do të jetë i pranishëm në garën e Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1, që zhvillohet më 15 nëntor në Stamboll.
Numri një i makinës italiane do të qëndrojë në Maranello, ku dhe do ta ndjekë garën nga ekrani. Ky vendim u mor nga vetë Binotto, që do të qëndrojë në fabrikë gjatë këtyre ditëve për ta parë punën që po bëhet me makinën Ferrari të sezonit të ardhshëm.
Në këtë garë vendimet do të merren nga Laurent Mekies, ndërsa në pistë si zakonisht do të zbresin Leclerc dhe Vettel. Kjo prani e Binotto në Maranello konfirmon faktin se Ferrari prej kohësh ka nisur punën për makinën e vitit të ardhshëm. Në garat e fundit, “kokëkuqja” ka testuar disa pjesë të reja, që pritet të përdoren vitin e ardhshëm.