Ferrari në ‘qiellin e shtatë’: Në Singapor gjithçka ishte e përkryer

18 shtator 2023 | 12:47

Carlos Sainz shijon fitoren që arriti një ditë më parë në pistën e Marina Bay, në Singapor. Ky është suksesi i parë i “kokëkuqes” këtë sezon të Formula 1, që ndali dominimin e Red Bull, në një garë ku makina italiane ishte më e shpejta në pistë.

Piloti spanjoll, duke komentuar këtë sukses, ka thënë: “Një ndjesi e jashtëzakonshme. Falënderoj Ferrarin, pasi ka bërë një sforco të jashtëzakonshme për t’u rikthyer te fitorja pas një fillim-sezoni të vështirë. Në Singapor gjithçka ishte e përkryer”.

“Duhej të menaxhonim mirë gomat dhe gjithçka funksionoi më së miri dhe arritëm të shkojmë deri në fund, duke qenë makina më e mirë. Doja të ruaja ritmin, të menaxhonim situatën, duke çuar makinën në finish në vendin e parë. Jemi në qiellin e shtatë”, ka deklaruar Carlos Sainz.

Piloti tjetër i “kokëkuqes” monogasku Charles Leclerc, u rendit i katërti, por gara e tij ishte një garë sacrifice, duke ndihmuar shokun e skuadrës të shkëputej e mbante pas rivalët. “Ishte normale që gjërat të shkonin kështu, këtë strategji e kishim diskutuar edhe para garës. Rëndësi ka fitorja dhe menaxhimi që i bëmë makinës”, ka shtuar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në kuadër të dashurisë”, një komedi romantike, është prodhimi i…