Ferrari, pilotëve: Jeni të lirë të garoni, por skuadra mbi të gjitha

23 shkurt 2022 | 14:37

Në Barcelonë kanë nisur sot testet e para dimërore në Formula 1. Ky sezon pritet me interes te Ferrari, që synon të rikthehet protagonist me dy pilotët e saj, Charles Leclerc e Carlos Sainz.

Duke folur për hierarkinë e këtij sezoni, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, Mattia Binotto, u shpreh se këtë sezon nuk do të ketë një pilot të parë dhe një të dytë.

“Në radhë të parë, objektivi kryesor do të jetë triumfi i Ferrarit. Për sa i përket sfidës për pilotë, do të jenë paraqitjet e tyre në pistë ato që do të diktojnë se me cilin pilot do të synojmë më shumë. Të dy pilotët do të jenë të lirë të garojnë për fitore, pa pasur ndërhyrjen tonë. Gjithnjë në radhë të parë është interesi i skuadrës”, ka thënë Binotto.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Shpend Gjocaj Gjykata e skaduar speciale duket si një…