Ferrari prezanton bolidin e ri para nisjes së sezonit në Formula 1

13 shkurt 2024 | 15:24

Ferrari është skuadra e shtatë në Formula 1 që prezantoi pamjen e veturës për sezonin e ri dhe tifozët e skuadrës italiane janë të kënaqur me të. Tifozët janë të kënaqur me dizajnin e makinës së re të Ferrarit të quajtur SF24 dhe shpresojnë që jo vetëm të jetë “i këndshëm për syrin” në pistë, por edhe konkurrues.

“Shpresojmë të jetë sa i shpejtë aq edhe i bukur”, komentoi një fans i Ferrarit pas prezantimit të bolidit të ri. Drejtuesit dhe fansat shpresojnë që këtë vit të përmirësojnë performancën dhe mbi të gjitha të zgjidhin problemin e madh që kishin me degradimin e gomave. Charles Leclerc, i cili nënshkroi një zgjatje shumëvjeçare dhe Carlos Sainz, i cili do të largohet nga skuadra pas sezonit, do të jenë në timon këtë sezon, si dhe vitin e ardhshëm do të zëvendësohet nga Lewis Hamilton.

Kujtojmë se më parë pamjen e makinave të reja kanë prezantuar edhe Haas, Williams, Stake F1 (ish Alfa Romeo), Alpine, Visa Cash App RB (ish AlphaTauri) dhe Aston Martin, ndërsa do tjerat do të prezantohen nga Mercedes (14 shkurt), McLaren (14 shkurt) dhe Red Bull (15 shkurt).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministri anglez, Toiny Blair,…