“Ferrari” prezanton modelin e ri të makinës
15 nëntor 2019
| 17:27
“Ferrari Roma”. Ky është emri i modelit të pestë që marka e famshme italiane ka prezantuar në vitin 2019, pas F8 Tributo, F8 Spider, SF90 Stradale dhe 812 GTS.
Makina e re ka marrë emrin e qytetit të përjetshëm në një homazh për jetën e bukur dhe esencën e kulturës italiane.
Modeli i ri ka vetëm dy vende, është 4,65 metra i gjatë, 1,97 i gjerë dhe 1,30 i lartë, ndërkohë që peshon 1472 kg.
Motori V8 turbo është i vendosur përpara dhe ka 620 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale e “Ferrari Roma” është 320 km/h dhe nga 0 në 100 km/h arrin për 3,4 sekonda. Kambioja është automatike.