
Ferrari që u shit për 18 milionë dollarë
13 dhjetor 2017
| 09:26
Një makinë Ferrari 250 GT LWB, prodhim i vitit 1959, u shitë për 18 milionë dollarë në ankandin “Ikona” të RM Sotheby në Nju Jork, javën e kaluar.
Kjo makinë ishte një nga tri makina që hyri në garat 24-orëshe të Le Mansit në vitin 1959 nga shoferi i garave dhe distributori i Ferrarit, Luigi Chinetti.