Ferrari ‘vishet blu’ për garën e Miamit
Në Formula 1 çështja Red Bull është ende në qendër të vëmendjes, si për sukseset në pistë ashtu dhe atë që ndodh jashtë saj. Adrian Newey zyrtarizoi divorcin me Red Bull Racing në fund të sezonit, ndaj ka nisur “gjuetia” për inxhinierin më të mirë në qarkullim. Gjeniu i makinave ka marrë mjaft oferta, por duket se Ferrari është në “pole” për ta sjellë në Maranello.
Fillimisht ai është takuar me Frederic Vasseur, drejtorin sportiv të “kokëkuqes”, ndërkohë që nga Miami vijnë lëvdata për të nga dy pilotët e ardhshëm të Ferrari. “Në top-listën time të personave me të cilët dua të punoj është padyshim Newey. Shpresoj që vitin tjetër të jetë te Ferrari”, ka thënë Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote.
Piloti aktual i Mercedesit vitin tjetër do të garojë me makinën italiane, ndaj shpreson ta ketë në skuadër. Të njëjtën gjë ka thënë edhe Charles Leclerc, që shtoi: “Kemi një ekip fantastik dhe fati që jemi makina që është përmirësuar më shumë në muajt e fundit e konfirmon këtë. Por, nëse ka një njeri që dua të punoj është padyshim Newey. Do të ishte fantastike ka kishim në ekip”.